Transmetuar më 15-02-2012, 00:37

Birmingham (Alabama), 15 shkurt NOA – I dyshuar për vrasjen e gruas së tij në muajin e mjaltit, ndërsa ata ishin në një barkë, është paraqitur në gjyq me gruan e tij të re, çuditërisht si e para.

Gabe dhe Tina

Sipas akuzës Gabe Watson, 34 vjeç, akuzohet se ka mbytur gruan e tij Tina, 26 vjeçe, për të marrë paratë e sigurimeve. Ai ka mbrojtur gjithmonë veten duke thënë se ishte një aksident për shkak të papërvojës dhe panikut.

Dhe tani, ka filluar procesi më i madh në Birmingham kundër tij. Gabe ka befasuar të gjithë duke ecur në gjykatë i qetë dhe në shoqëri të mirë. Gruaja pranë tij kishte të njëjtën ngjyrë flokësh, sy të njëjtë, të njëjtën buzëqeshje: Kim Lewis, gruaja e re, ishte pothuajse identike me Tinën.

k.a./NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit