Transmetuar më 14-02-2012, 21:46

Tiranë, 14 shkurt 2012, NOA- Shoqata Çamëria ka reaguar ditën e sotme lidhur me shfaqjen e disa personave që përdorin emrin e Çamërisë për të manipuluar ndjenjat liridashëse të qytetarëve të Kosovës apo të zonave të tjera të vendit

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, kryetari i kësaj shoqate Ardian Tana theksoi se po shfaqet rreziku që i sharlatanëve që luajnë me identitete të rreme.

“Në shumë raste historia jonë e afërt dhe e re është e mbushur me sharlatanëri bajate, apo të sofistikuar. Në emër të fabrikimeve të identiteteve, të komercializimit të politikës, të grumbullimit të fondeve të qytetarëve idealistë, shpesh kemi patur iniciativa individuale të dikujt që vetëm apo në grup ka shpallur këtë ose atë identitet. Ditët  e fundit kjo gjë ka ndodhur me disa individë që vetëshpallen si Shoqata Mbarëkombëtare Çamëria. Sharlatanë si Spiro Fuqi që s’kanë asnjë lidhje me Çamërinë dhe përpiqen të mashtrojnë vëllezërit tanë kosovarë, i paralajmërojmë të heqin dorë nga përpjekje të tilla. Amanetin e të parëve tanë e drejtësinë do ta vendosin djemtë dhe vajzat e Çamërisë e të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Tana duke theksuar se shoqata Çamëria, është e vetmja shoqatë e ligjshme, që grupon të gjithë individët shqiptarë me origjinë çame.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit