

Pas vdekjes së Whitney Houston, një tjetër lajm tronditi botën për disa minuta. Në disa faqe interneti në SHBA u raportua se aktori i mirenjohur Keanu Reeves ndërroi jetë. Brenda pak minutash, fansat shkruan me qindra mesazhe ngushëllimi për aktorin simpatik, raporton noa.al. Sipas lajmit, aktori i njohur në filmat “Matriks”, “Nëntor i ëmbël” dhe “Hamlet” kishte humbur jetën gjatë kohës që bënte ski në Zvicër. Por lajmi u përgënjeshtrua brenda pak minutash nga miq të aktorit dhe gjithçka mbeti një thashetheme në internet. Ndërkohë që lajmi duket se nuk është i vetmi. I njëjti sajt pak kohë më parë njoftoi vdekjen e rreme të David Bekam, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





