Transmetuar më 15-02-2012, 00:28

Romë, 15 Shkurt 2012, NOA – Një person 63-vjeçar, banues në Romë, është arrestuar në flagrancë nga agjentët e Policisë së Komunikacionit në Katania – Itali, me akuzën e posedimit të materialeve pedo-pornografike që ai dispononte.

Hetimi nisi pas një lajmërimi të kryer nga organizata Meter e Don Fortunato Di Noto, që kishte arritur të identifikonte një person në rrjetin social të Facebook, i cili dispononte imazhe të fëmijëve të zhveshur.

Prokuroria në Katania urdhërori menjëherë nisjen e hetimeve, ku siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, një agjent është shtirur në rolin e një pedofili.

Në harkun e pak muajve u zbulua se personi nën hetim tërhiqte fëmijët nëpërmjet Facebook për qëllime seksuale: në listën e miqve të tij kishte 300 fëmijë.

Gjithashtu duhet theksuar se gjatë kontrollit të shtëpisë që u krye nga agjentët u gjendën shumë imazhe pedo-pornografike në arkivat e kompjuterit të tij, ku si rrjedhojë ai u arrestua.

Mes fotove të arkivuara ishte dhe një vajzë vetëm 7-vjeçe, e cila ishte fëmija e një miku të të arrestuarit.

Në lidhje me këtë çështje hetimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe vetë Facebook ka marrë masën e mbylljes së këtij profili.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit