Transmetuar më 14-02-2012, 19:27

Prishtinë, 14 shkurt 2012, NOA- Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate zyrtare ka shprehur zhgënjimin dhe revoltën e saj të thellë për aktin e fundit të Serbisë lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit në pjesën veriore të Kosovës.

“Ky akt ilegal i cili do të prodhoj një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky veprim ilegal i Serbisë është  në kundërshtim më Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër, ky akt i fundit i Serbisë kundër Kosovës, dëshmon qartë ambiciet e sëmura dhe pretendimet territoriale të Serbisë në raport me Kosovën”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit Hashim Thaçi.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, më tej shtohet se, Qeveria e Kosovës, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëj trysni tek Serbia që t’i jap fund akteve të tilla ilegale të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë integritetin territorial të shtetit tonë të pranuar ndërkombëtarisht.

Sipas Thaçit, aktet e tilla ilegale dhe të papërgjegjshme të Serbisë nuk i shërbejnë në asnjë mënyrë avancimit të agjendës euro-atlanike dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit