

Tiranë, 14 shkurt 2012, NOA- Partia Socialiste përmes deputetes Mimi Kodheli ka bërë publik sot të gjithë informacionin e saj për t’u ardhur në ndihmë familjeve të izoluara. Deputetja socialiste Kodheli në një komunikim me mediat pas mbledhjes së grupit u shpreh se këto informacione të ardhura nga strukturat e PS dhe të zgjedhurit e saj bëhen publike për ti ribërë apel qeverisë që të bëjë detyrën: “Këtë e bëjmë në radhë të parë në ndihmë të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë nga dora e shtetit që nuk e ka dhënë. E bëjmë për t’i bërë një thirrje tjetër qeverisë e cila duhet të dilte në çdo orë për të raportuar se çfarë është bërë mbi situatën e jashtëzakonshme të krijuar, jo vetëm në veri të Shqipërisë, por kudo ku ka pasur probleme me familje të izoluara prej ditësh. Këtë e bëjmë në ndihmë të qytetarëve, dhe si një përgjigje të asaj që qeveria shqiptare duhet të bënte dhe fatkeqësisht refuzon ta bëjë”.
Problematika e zonave të bllokuara:
Qarku Korçë:
Zonat më të bllokuara totalisht për shkak se sasia e dëborës i kalon 1.30 m lartësi, janë komuna e Lekasit, Vithkuqit, Moglicës, Gorës, Voskopojës dhe Liqenasit.
1. Kryesisht në Komunën Vithkuq janë 2 fshatra Panariti dhe Shtylla që kanë mbi 2 muaj pa rrugë, pa energji elektrike, pa ndihma ushqimore duke mos patur dhe mundësi komunikimi se janë dëmtuar dhe antenat e sinjaleve telefonike.
– Komuna nuk ka asnjë mundësi për ta përballuar këtë situatë. Po kështu dhe nga qeveria nuk kanë ardhur ndonjë ndihmë dhe nuk është dërguar asnjë fond shtesë për të marrë mjete për hapjen e rrugëve.
2. Në komunën Gorë, nga 17 fshatra gjithsej, vetëm qendra e komunës është e hapur dhe ka mundësi komunikimi. Ndërsa 16 fshatra të tjerë janë të bllokuar dhe pa energji elektrike.
Më e rëndë situata është në fshatrat Babien, Marjan, Mjaltas, Dolanec të cilët kanë mbi 15 ditë të izoluar dhe pa energji elektrike.
3. Dhe zonat e tjera janë pjesërisht të bllokuara, por situata po përballohet nga vetë banorët e tyre pasi mungon totalisht prezenca e pushtetit qendror dhe atij lokal.
Devoll
Situata paraqitet e tillë:
1. Komuna Miras, situata është tepër e rënduar në fshatrat Arrëz, Sinicë, Nikolicë, Qytezë, Cetë, Vidhovë, Koshnicë, Gjyres.
2. Komuna Hocisht, situata e rëndë në fshatrat Ecmenikë, Stropan, Verlen, Cipan, Borsh dhe Grapsh.
3. Komuna Progër, situata e rëndë në fshatrat Rakickë, Shyrec dhe Bickë.
4. Komuna Q.Bilisht, situatë e rëndë në fshatrat Vernikë, Trestenikë, Kurrilë dhe Zagradec.
Në këto zona lartësia e borës është mbi 1 m dhe për këtë shkak rrugët janë të bllokuara totalisht.
Ka mungesë të energjisë elektrike prej 5 ditësh dhe nuk është dërguar asnjë ndihmë në ushqime dhe ilace.
Pogradec
Situata është më e rëndë në komunat Dardhas dhe Velcan.
1. Komuna Dardhas, janë 7 fshatra të bllokuar kryesisht në Premishte 16 familje, Bërdhush 17 familje, Osnaf 60 familje, Lekas 19 familje, Nicë 50 familje, Strekanjë 19 familje, Grunjas 50 familje, të cilat në total janë 231 familje të izoluara totalisht prej 9 ditësh. Lartësia e dëborës ka shkuar në 2 m, s’ka mjete për hapjen e rrugëve, ka mungesa në ushqime dhe deri në mjetet më elementarë të jetesës.
– Është për t’u theksuar se deri më sot nuk kanë patur asnjë lloj ndihme nga qeverisja qendrore.
2. Komuna Velcan, nga 8 fshatra gjithsej 7 prej tyre janë totalisht të bllokuara. Kryesisht fshatrat Bishicë, Jolle, Shpellë, Senishtë, Muzaishtë, Laktesh dhe Losnikë, që në total janë rreth 3 mijë banorë.
Rrugët janë të bllokuara, nuk ka mjete për hapjen e tyre, asnjë ndihmë në ilaçe dhe ndihmë ushqimore. Përveç këtyre kjo zonë ka 3 ditë pa energji elektrike.
Kolonjë:
Situata është e rënduar në të gjitha komunat e këtij rrethi, kryesisht Novoselë, Mollas, Clirim dhe Q.Leskovik.
1. Komuna Novoselë, janë në izolim total 5 fshatra nga të cilat 26 familje janë në situatë kritikë në fshatrat Zharkaj, Gadushë, Shian,Mbushton dhe Dermar.
Në këtë zonë lartësia e borës është mbi 1.30 m, është e pakalueshme nga mjetet, sidomos Mali i Radomit.
Gjithashtu, kjo zonë është dhe pa energji elektrike prej 2 ditësh. Deri më sot dhe në këtë komunë nuk është akorduar asnjë fond për të përballuar këtë situatë.
2. Komuna Q.Leskovik, Nga 14 fshatra gjithsej janë të bllokuar totalisht 7 fshatra si Peshtan, Postenan, Gjerakar, Larshovë, Pode, Radanj dhe Gërmenj.
Mungesat më të theksuara janë në bazën ushqimore për blegtorinë dhe atë të enrgjisë elektrike.
Dhe ato pak mundësi që ka komuna në mjete për zhbllokimin e rrugëve, përdoren në mënyrë të selektuar duke hapur ato fshatra që kanë votuar djathtas dhe të tjerat janë në mëshirë të fatit.
3. Komuna Mollas, nga 13 fshatra nga të cilët 3 fshatra janë të izoluara totalisht Pepollai, Milec dhe Butkë.
Mungon prej 24 orëve energjia elektrike në 4 fshatra, si dhe nuk ka asnjë ndihmë ushqimore për familjet e izoluara.
Qarku Elbasan:
Librazhd
Situata paraqitet më e rënduar në Komunat Stëblevë, Stravaj, Lunik dhe Qendër Librazhd.
1. Komuna Stëblevë, nga 8 fshatra gjithsej 7 prej tyre janë të bllokuara totalisht Stëblevë, Borovë, Sebishtë, Muglicë, Radan dhe Zabrun.
Lartësia e borës ka kaluar mbi 1.70 m, ka mungesa në ushqime, në medikamente mjekësore, në energji elektrike dhe pa sinjal telefonik.
Nuk është akorduar asnjë fond financiar për përballimin e kësaj situate.
Vetëm ditën e sotme është dërguar një kamion me ndihma ushqimore që është i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesat e shumta.
2. Komuna Lunik, nga 7 fshatra gjithsej 5 prej tyre janë të bllokuar nga bora, ndërsa 3 fshatra janë të izoluara totalisht si Kosenjë, Dranovicë, Kosharishtë. Në këto fshatra sidomos, por dhe në gjithë zonën mungon prej 4 ditësh energjia elektrike. Trashësia e borës i kalon 1.30 m.
Në fshatin Prevellë ka rënë çatia e shkollës 9 vjeçare, por nuk ka patur pasoja në njerëz pasi shkollat janë të mbyllura.
Komuna Kaçinar Mirditë
Informacioni nga kryetari i komunës – Petro Doda
– Në fshatrat Shëngjergj, Arrëz, Kushnen – 50 familje pa ushqim
– Rrugët që lidhin fshatrat e komunës me komunën dhe qendrën e rrethit të bllokuara. Ka mungesë karburanti për mjetet borëpastruese. I është bërë gjendja prezent qarkut, por nuk ka asnjë përgjigje.
– Në fshatin Simon të komunës një i vdekur, i cili ka dy ditë pa u varrosur.
– Fshatrat e komunës kanë 4 ditë pa energji elektrike.
Komuna Pult – Shkodër
Informacioni nga kryetari i Komunës – Sokol Cubi
– Rrugët që lidhin 7 fshatra me qendrën e komunës të bllokuara.
– Rruga nacionale që lidh komunën me qendrën e rrethit e bllokuar.
– Për 4 ditë me radhë në të gjithë fshatrat e komunës mungon energjia elektrike. Shkollat janë të mbyllura.
– Emergjenca shëndetësore kanë qenë 6. Transporti i tyre është bërë nga banorët. Ka patur një rast vdekje.
– Furnizimi me ushqime është vështirësuar. Rezervat janë në mbarim.
– Në kushte të vështira 6 familje, 3 prej të cilave në fshatin Bruçaj, të cilat kanë nevojë urgjente për ndihmë.
– Problemet i janë bërë prezent prefekturës çdo ditë, por nuk ka patur mbështetje konkrete.
Komuna Temal – Shkodër
Informacioni nga kryetari i komunës Mark Zhuri
– Është zhbllokuar rruga që lidh qendrën e komunës me qendrën e rrethit.
– Janë të bllokuara 10 fshatra të komunës.
– Në këto 10 fshatra mungon prej disa ditësh energjia elektrike.
– Emergjenca shëndetësore gjatë këtyre ditëve nuk ka patur.
– Ka filluar të vështirësohet furnizimi me ushqime.
– Po bëjmë përpjekje sot nëpërmjet prefekturës për të siguruar furnizim me ushqime nga ajri për 10 fshatrat e bllokuar
Pukë
Informacioni nga kryetari i partisë – Marash Kolaj
Nuk ka mundësi komunikimi me kryetarin e komunës Fierzë, Vasil Muslia.
– Të gjitha rrugët rurale të bllokuara.
– Rruga Pukë – Fush Arrëz e bllokuar. Po punon një fadromë e deputetit Ndue Kola për hapjen e saj.
– Të bllokuar akset rrugore Pukë- B Curri dhe Pukë- Kukës.
– Rruga Pukë – Shkodër hapet 1-2 orë në ditë dhe bllokohet përsëri.
– Aktualisht në shkallë rrethi 13 fshatra janë pa energji elektrike, si fshatrat e komunës Iballë, fshati Berishë, Apripe, fshatra të komunës Fierzë.
– Nga të gjitha fshatrat ka kërkesa për ushqime nga grup familjesh dhe familje të veçanta.
– Kanë filluar të shtohen emergjencat shëndetësore. Në komunën Qelëz paraqiten 2 raste shëndetësore që kanë nevojë për transport.
Malësi e Madhe:
Informacioni nga kryetari i partisë i rrethit – Hysen Hysa
Nuk ka mundësi komunikimi me kryetarin e partisë të komunës Vasel Vuçinaj
– E bllokuar plotësisht komuna Kelmend. Trashësia e borës 2-3 m. Situata më e vështirë në Vermosh. Mungon energjia elektrike prej disa ditësh.
– Vështirësi dhe në qytetin e Koplikut. Mundësi komunikimi vetëm me qendrën e komunës Gruemirë dhe qendrën e komunës Kastrat, Bajzë.
– Rrugët rurale që lidhin qendrat e komunave me fshatrat e tyre të bllokuara.
– Deri tani nuk ka patur raste të emergjencave shëndetësore.
– Po vështirësohet gjendja e furnizimit me ushqime, sidomos në fshatrat e komunës Kelmend.
Kukës
Informacioni është marrë nga kryetarët e PS të rretheve, kryetarët e partisë të komunave dhe kryetarët e komunave përfaqësues të PS
– Janë të bllokuara të gjitha akset rrugore që lidhin 14 komunat me qendrën e qyteteve, ka disa komuna që janë të bllokuara prej 45 ditësh dhe iu kanë mbaruar rezervat ushqimore dhe kryesisht Komuna Shishtavec, Topojan, Zapod, Kalise, GrykeCaj, Bushtricë, Ujmisht. Surroj dhe komuna Mali Zi.
– Ka patur problem me të sëmurë dhe nuk ka patur mundësi të ndërhyhet nga ana e institucioneve dhe kjo është bërë e mundur nga banorët e zonave. Janë transportuar dhe mbrëmë me krah një banore nga fshati Lusen nga burrat e fshatit se kishte problem me apendisitin ashtu si para dy ditësh një grua po nga komuna Ujmisht është sjellë me barelë nga fshatarët pothuajse deri në qytet.
– Probleme ka patur me energjinë elektrike, kryesisht në komunën Kalis, GrykëCaj, Bushtricë dhe Ujmisht.
– Kanë ardhur tre kamionë me ndihma në qytetin e Kukësit dhe është e pamundur shpërndarja për arsye se rrugët janë të bllokuara. Dje janë nisur dy makina në drejtim të Zapodit dhe nuk kanë mundur të shkojnë janë ndaluar në fshatin Orgjost dhe prej aty mund të bëhet shpërndarja për të gjitha fshatrat e kësaj komune, ku dhe për këtë komunë janë planifikuar jo për të gjithë familjet por për disa familje për fshat.
– Rruga Durrës – Kukës
Nga Rrësheni deri në Kukës është pothuajse gjatë gjithë gjatësisë së saj me një kalim.
– Bashkia Kukës rrugët janë të pakalueshme nëpër lagje asnjë rrugë nuk është e hapur por dhe rrugët kryesore janë njëkalimshe, mungojnë ushqimet, qytetarët e marrin bukën me listë, për një javë resht në një lagje ka munguar energjia elektrike. Spitalit të Kukësit i mungon ngrohja, nuk i ndezin kaldajat.
– Ministri i Shëndetësisë shkoi në spitalin e Kukësit u fut deri tek zyra e drejtorit dhe nuk mori mundimin të futet nëpër pavione për të parë se në çfarë gjendje është spitali ka ngrohje apo jo.
Komuna Zapod; Orgjost 85 familje pa ushqim fare, Lojmë 45 familje, Bele 70 familje, Pakisht 50 familje, Kosharisht 30 , Zapod 25 familje, Orcikël 35 , gjithsej 340 familje që janë pa ushqim. 1130 familje mbrëmë kanë qenë pa drita. S’kanë marrë prej dy muajsh ndihmën ekonomike. Kështu është gjendja në të gjitha komunat e thella malore 30% e familjeve kanë nevojë për ndihmë.
Në Zapod 5 familje do marrin ndihma, kjo është raportuar nga prefekti sipas përzgjedhjes që ka bërë.
Në Komunën GrykëCaj nuk ka prej ditësh energji elektrike dhe ushqimet po mbarojnë.
Në Komunën Kalis familja Terziu me 16 veta është pa asnjë mundësi ushqimi kanë mbaruar ushqimet.
Rrugët janë bllokuar të gjitha.
Në Bushtricë, Lusen, Ujmisht, Kalis mungon energjia elektrike prej orës 12 të ditës së djeshme.
65 familje në Vilë në nevojë për ushqime. Në fshatin Barruc ka mungesë ushqimesh.
Në Ujmisht: Për Hafuz Halilin me dy djemtë ka disa ditë që nuk ka asnjë informacion pasi ndodhen në fshatin Skavicë bashkë me 100 krerë bagëti, nuk kanë drita dhe nuk mund t’u shkojë askush në ndihmë pasi rrugët janë të bllokuara
– Tropojë:
– Janë dërguar 300 pako me ndihma për të gjithë rrethin dhe sot janë mbledhur para bashkisë rreth 200 veta që po presin të shpërndahen këto ndihma.
– Në qytetin e B. Curri rrugët janë të bllokuara dhe është e pamundur për të lëvizur dhe me fuoristradë, asnjë masë nuk merret për hapjen e tyre.
– Komunat Lekbibaj, Bytyc nuk ka asnjë mundësi komunikimi, kanë mbaruar rezervat ushqimore.
– Në zonën e Valbonës, Dragobisë Rragami i Shalës rrugët janë të bllokuara dhe ka rreziqe për orteqe. Janë shembur shtëpi në Dragash tre shtëpi.
– Në komunën Margegaj as 2 km larg qytetit ka vdekur para disa ditësh një grua.
-Ka pesë ditë që nuk ndërrohen punëtorët e hidrocentralit pasi orteqet kanë bllokuar rrugën e cila është e pakalueshme.
Në fshatin Marash Tetaj ka vdekur Marash Cuni 65 vjeç për shërbim shëndetësor. Pjetër Ndoka fshati Katit Lekbibaj edhe ky në gjendje të rëndë shëndetësore. Katër shtëpi janë rrëzuar nga dëbora.
– Në Dragobi Valbonë mungon shërbimi shëndetësor dhe rezervat ushqimore. Në fshatin Lush janë djegur dy shtëpi të vëllezërve Neza.
– Edhe sot megjithëse është punuar pak nuk ka patur lëvizje mes qendrave të komunave me qytetin.
– Të pahapura akoma rrugët për në komunën Bytyç, Lekbibaj dhe Lugina e Valbonës.
Has:
– Edhe këtu janë të bllokuar të gjithë akset që lidhin qendrat e komunave me qendrën e qytetit dhe të fshatrave.
– Ka problem të mungesës së ushqimeve në komunën Golaj, Gjinaj, dhe Fajza
– Isa Qarri personi që humbi jetën para 3 ditësh, ka njoftuar një natë më parë në orën 9 të darkës dhe ka kërkuar ndihmë se nuk ka telefon dhe janë të bllokuar nga bora. Ndihma i ka shkuar pas dy ditësh nga njoftimi gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.
– Në shkallë qarku janë identifikuar rreth 30% e familjeve në çdo komunë që kanë nevojë për ushqime.
Bulqizë
– Përveç tre Komunave, Fushë Bulqizë, Zerqan, Shupenzë ku qendra e Komunës është e lidhur me rrugën nacionale të gjitha komunat e tjera janë tërësisht të bllokuara. Gjendja shumë e rëndë është në komunat Trebisht, Ostren dhe Martanesh. Këto komuna prej shumë ditësh pothuajse nuk kanë asnjë komunikim dhe kanë qenë tërësisht të bllokuara.
Në këto komuna përfshirë dhe komunën Zerqan ka patur edhe mungesë të energjisë elektrike.
– Përveç një helikopteri që është ulur para disa ditëve në komunën Trebisht, në komunat e tjera nuk ka patur asnjë ndihmë për ushqime dhe miell.
– Rruga nacionale ka qenë mjaft problematike,aktualisht ajo është e kalueshme me zinxhirë me shumë vështirësi, njëkalimshe, në këtë segment nuk është hedhur asnjë gramë skorje apo kripë, duke bërë që ky aks rrugor të jetë një nga më problematikët në vend.
– Qyteti i Bulqizës vijon të jetë i mbuluar tërësisht nga dëbora. Ka vështirësi të mëdha të lëvizjes së makinave në qytet,pasi rrugët janë të papastruara. Qytetarët pothuajse nuk mund të lëvizin, pasi të gjitha rrugët dhe trotuaret janë të bllokuara nga bora dhe nuk është marrë asnjë masë nga bashkia për pastrimin e tyre.
– Në qytet dhe në komuna ka shumë familje të cilat janë në momente kritike për ushqim dhe deri tani nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë. Arsimi ka mbyllur të gjitha shkollat në rreth.
– Qendrat shëndetësore nëpër komuna janë jo funksionale,pasi nuk kanë asnjë mundësi komunikimi,po ashtu dhe për rastet urgjente ato nuk mund të ndërhynë pasi nuk kanë mundësitë dhe medikamentet e nevojshme.
Rrethi Tepelenë: (Informacioni nga Sulo Mucobega kryetar i PS)
Komuna Kurvelesh:
-Janë të bllokuara rrugët.
-Mungesë baza ushqimore për blegtorinë.
-Mungesë energjia elektrike. Djegur transformatori.
-Deri tani nuk janë dhënë ndihma.
Ministri i Bujqësisë premtoi ndihmë në bazë ushqimore për blegtorinë në takimin e ditës së shtunë datë 11,02.2012.
Komuna Buz:
– Rrugët të bllokuara.
-Mungesë Energjia elektrike.
-Mungesë baza ushqimore për blegtorinë.
– Deri tani nuk kanë marrë ndihma.
Ministri i Bujqësisë ka premtuar ndihma në bazë ushqimore për blegtorinë.
Komuna Lopës:
-Mungesë energjia elektrike. Djegur transformatori.
Rrethi i Përmetit: Informacioni nga Kryetari i PS Agron Bektashi.
Komuna Frashër:
-Rrugët të bllokuara.
-Mungon baza ushqimore për blegtorinë.
-Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të defekteve në linja.
-Ndihma nuk janë dhënë deri tani.
-Nuk ka pasur probleme për shëndetin e njerëzve.
-Nuk ka pasur probleme dëmtime shtëpish apo pronash.
-Nuk ka informacion as për dëme të gjësë së gjallë.
Komuna Deshnicë:
-Janë të bllokuar 5 fshatra.
-Ndërprerje energjie prej defekteve në linja.
-Ndihma nuk janë dhënë deri tani.
-Nuk ka dëmtime a probleme shëndetësore tek njerëzit.
-Nuk ka informacione për dëmtime në gjënë e gjallë ose objekte e prona të fshatarëve.
Qarku Berat
Rrethi Skrapar: (Informacioni marrë nga Fatos Hasanaj,Kryetar i PS)
• Institucionet arsimore në të gjithë rrethin nuk po funksionojnë. Janë mbyllur për shkak të largësisë dhe bllokimit të rrugëve, si dhe për mungesë të ngrohjes në klasa.
• 30 fshatra janë të bllokuar tërësisht. Nuk mund të qarkullohet.
Komuna Gjerbës:
– Bllokuar rrugët.
– Mungesë baze ushqimore blegtorie.
– Nuk ka medikamente në fshatra.
– Nuk ka personel mjekësor. Banojnë në Çorovodë.
– Ka mungesë të energjisë. Ndërprerje të vazhdueshme me disa orë.
– 15 familje janë pa ushqime.
– Deri tani asnjë ndihmë nga strukturat e shtetit.
– U janë bërë prezent problemet strukturave të shtetit.
Komuna Zhepë:
– Bllokuar rrugët.
– Mungesë baze ushqimore blegtorie.
– Nuk ka medikamente në fshatra.
– Nuk ka personel mjekësor. Banojnë në Çorovodë.
– Ka mungesë të energjisë. Ndërprerje të vazhdueshme me disa orë.
– Deri tani asnjë ndihmë nga strukturat e shtetit.
– U janë bërë prezent problemet strukturave të shtetit.
Komuna Leshnjë:
– Bllokuar rrugët.
– Mungesë bazë ushqimore blegtorie. Rrezikohet blegtoria.
– Nuk ka medikamente në fshatra.
– Nuk ka personel mjekësor. Banojnë në Çorovodë.
– Ka mungesë të energjisë. Ndërprerje të vazhdueshme me disa orë.
– Deri tani asnjë ndihmë nga strukturat e shtetit.
– U janë bërë prezent problemet strukturave të shtetit.
Komuna Potom
– Bllokuar rrugët.
– Mungesë baze ushqimore blegtorie. Rrezikohet blegtoria.
– Nuk ka medikamente mjekësore në fshatra.
– Nuk ka personel mjekësor. Banojnë në Çorovodë.
– Ka mungesë të energjisë. Ndërprerje të vazhdueshme me disa orë.
– Deri tani asnjë ndihmë nga strukturat e shtetit.
– U janë bërë prezent problemet strukturave të shtetit.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





