Transmetuar më 14-02-2012, 18:08

Tiranë, 14 shkurt 2012, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që në ditën e Shën Valentinit të bëjë nga një dhuratë simbolike për të gjitha gratë anëtare të Kuvendit. Kreu i qeverisë u ka dhuruar 22 deputetëve nga një trëndafil të kuq. Si çdo vit edhe këtë herë, kreu i mazhorancës ka zgjedhur të bëjë dhurata për ditën që është simboli i dashurisë. Një vit më parë, Berisha u dhuroi lule një grupi studentesh. Edhe pse aktivitetet për festën e Shën Valentinit u anuluan, për shkak të emergjencës së krijuar nga reshjet e borës në Veri të vendit, kryeministri nuk ka harruar të bëjë një urim të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Trëndafilat janë dërguar nga Kryeministri në Kryesinë e Kuvendit gjatë ditës së sotme. Ndërsa stafi i Kuvendit ka bërë dhe shpërndarjen për të gjitha gratë që janë pjesë e Parlamentit Shqiptar. Dhurata u është dërguar si deputetëve të mazhorancës edhe të opozitës.

Lista e deputeteve të Kuvendit.

Deputetet e PS

Arta Dade

Eglantina Gjermeni

Enkelejda Shkreli

Paulina Hoxha

Ermonela Felaj

Klodiana Spahiu

Luiza Xhuvani

Mimi Kodheli

Olta Xhaçka

Shegush Ligori

Valentina Leskaj

Vasilika Hysi

Deputetet e PD

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Lajla Pernaska

Arenca Trashani

Adriana Gjonaj

Albana Vokshi

Mesila Doda

Rajmonda Bulku

Paulina Hoti

Ledina Aliolli

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit