Transmetuar më 14-02-2012, 17:55

Prishtinë, 14 shkurt 2012, NOA- Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se ndërsa ditën e sotme kryenegociatorja kosovare për dialogun me Serbinë Edita Tahiri po takohej me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, për të hequr dorë nga Republika, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shkruan parullën “Kosova Republikë” në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ky aksion i Vetëvendosjes u shoqërua nga ndërhyrja brutale e policisë, duke arrestuar kështu tetë aktivistë.

Mësohet se aktivistët e arrestuar janë, Frashër Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Valdrin Ahmeti, Salih Zyba, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Lulzim Gjaka, Arbënor Dehari.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit