Transmetuar më 13-02-2012, 20:20

Londër, 13 shkurt, NOA – Një burrë i lindur si një grua, është bërë i pari “nënë” i Britanisë së Madhe, pasi ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë. Gjithçka, e mundësuar pas një operacioni të mëparshëm të tij, për ndryshim seksi.

Lajmi u njoftua nga “Sunday Times”, ndërsa shtohet se

“nëna” e re, rreth 30 vjeçe, vitin e kaluar kreu një trajtim hormonal për riaktivizimin e mitrës së vendosur përmes një operacioni dhe duket se gjithçka ka shkuar mirë.

Mitra e këtij burri si grua, ka arritur që ta mbajë me sukses një fëmijë gjatë shtatzënisë, e madje, edhe ta lindë të shëndetshëm atë, duke mos iu lëvizur vendit.

Ky është në fakt, rasti i parë në Britani, i një lindje të tillë, ndërsa dy raste të tjera të  ngjashme, janë njohur në Spanjë dhe në SHBA.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit