Transmetuar më 13-02-2012, 19:16

Tiranë, 13 shkurt 2012, NOA- (Update)Ministria e Transportit mbrëmjen e sotme bëri pasqyrën e radhës të situatës në akset rrugore në të gjithë vendin.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në këtë komunikim të radhës thuhet se situata problematike vijon të jetë kryesisht në Kukës, Mirditë, Dibër, Shkodër e Tropojë.

Sakaq po prej dëborës, pasditen e sotme u regjistrua edhe shembja e një shtëpie në një fshat të Gramshit, si rrjedhojë e borës së madhe e peshës së saj mbi çati por fatmirësisht pa viktima.

Në vijim një grua shtatzanë e cila u bllokua në mes të dëborës në zonën Kala e Dodës në Dibër teksa transportohej nga banorët me barrelë në drejtim të spitalit, qëndroi për disa orë në mes të dëborës deri në marrjen e ndihmës me helikopter për tu transportuar në drejtim të spitalit.

Por nga ora në orë banorët e zonave të bllokuara kërkojnë ndihmë kryesisht në ushqime, pasi prej afro 15 ditësh vijojnë të jenë të izoluar aq sa edhe dyqanet në fshatrat e tyre nuk kanë më rezerva ushqimore.

Nevoja për ndihmë, për strehë, uria, sëmundjet, e ndonjë rast fatkeqësie janë shqetësimet që nuk po lënë të qetë banorët e izoluar nën petkun e bardhë e të rëndë të dëborës e cila bën që qytetarët të kërkojnë ndihmë nga institucionet që janë vënë në gatishmëri, e të drejotojnë lutjen për të disatën herë nga Zoti.

Gjendja e akseve rrugore:

 – Në qarkun Dibër:

– aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

– aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,

– aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,

– aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

– aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

– aksi Peshkopi – Muhurr – Aras,  i pakalueshëm,

– aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,

– aksi Stëblevë – Librazhd,  i pakalueshëm,

– aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm.

Në qarkun Shkodër:

– aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,

– aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë

– aksi  rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm  me zinxhirë,

– aksi Qaf Çelë – Pukë –  Fushë Arrës, i pakalueshëm,

– aksi Fushë Arrës –  Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

– aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,

– aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,

– akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,

– aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme,

– akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

– aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,

– aksi Fushë Arrës – Iballë, i  pakalueshëm.

Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m.

Në qarkun Kukës:

– aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

– aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,

– aksi B.Curri – Qafë Morinë, i  pakalueshëm,

– aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,

– aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,

– aksi Krumë – B. Curri,  i pakalueshëm,

– aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi

– aksi Kukës – Topojan,  i pakalueshëm,

– aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,

– aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,

– aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,

Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë.

– Në qarkun Lezhë:

– aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

– aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës,  i pakalueshëm,

– në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në qarkun Elbasan:

– aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:

–  aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   – Qafë Thanë, i  kalueshëm pa zinxhirë,

– aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,

– aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,

– aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,

– aksi rrugor Korçë – Goricë,  i kalueshëm me zinxhirë,

Në qarkun Gjirokastër:

– aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

– aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

– aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

– aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Vlorë:

– në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit