

Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë, Dibër, Librazhd, Korçë, 13 shkurt 2012, NOA – Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të mbajnë të mbërthyera zona të tëra malore, që përbëjnë gjysmën e territorit të vendit.
Agjencia e lajmeve NOA.al raporton se vijojnë të mbeten të pakalueshme akset rrugore nga veriu në verilindje e juglindje si aksi Kukës – Krumë; B.Curri – Qafë Morinë; B.Curri – Fierzë; B.Curri – Valbonë; Krumë – B. Curri; Kukës – Topojan, Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, Shëmri – Qafë Shllak, Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm, Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, Peshkopi – Muhurr – Aras, Arras – Zall Dardhë – Reç, Stëblevë – Librazhd, Arras – Lurë, Boboshticë – Dardhë.
Policia e Shtetit bën me dije se trashësia e borës në Kukës varion nga 80 cm deri në 200 cm në Tropojë.
Policia e shtetit rekomandon drejtuesit e automjeteve të shmangin në maksimum lëvizjen e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik – Kukës – Morinë dhe Burrel – Bulqizë – Peshkopi.
Në të gjitha zonat e bllokuara, Kukës, Shkodër, Dibër, Pukë, Librazhd, Korçë, ku është shpallur gjendje e fatkeqësisë natyrore po vijojnë operacionet humanitare të dërgimit të ndihmave, shpëtimit të banorëve të izoluar dhe për hapjen e rrugëve të bllokuara.
Policia e Shtetit publikon situatën më të fundit në akset rrugore në shkallë vendi, të përditësuar nga shërbimet e Policisë Rrugore:
Në qarkun Kukës:
Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,
aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,
aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,
aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.
– Në qarkun Dibër:
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,
aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t’u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.
Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,
akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta , reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.
– Në qarkun Lezhë:
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:
aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.
-Në qarkun Tiranë:
në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në qarkun Korçë:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,
aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
Policia e Shtetit, nisur nga situata e motit gjatë këtyre ditëve, porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për:
Respektimin e normave të shpejtësisë.
Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
Përdorimin e rripit të sigurimit.
Shmangien e parakalimeve të gabuara.
Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
Përdorimin e dritave jo verbuese.
Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Sipas Policisë së Shtetit qytetarët në çdo rast mund të komunikojnë me policinë në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.
Ndërkohë shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore, me qëllim shmangien e aksidenteve.
mit/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





