Transmetuar më 13-02-2012, 10:30

Korçë, 13 shkurt 2012, NOA – Një i moshuar nga fshati Drenovë i Korçës ka humbur jetën mesnatën e të dielës për shkak të pamundësisë për ta dërguar atë në spital nga bllokimi i rrugëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Mësohet se 67-vjeçari Nevruz Qosellari humbi jetën të dielën pasi transportimi i tij për në spitalin rajonal ishte i pamundur ngase aksi rrugor Korçë-Devoll është prej ditësh i bllokuar nga dëbora.

Edhe disa komuna të thella në Korçë janë të izoluara nga dëbora e dendur dhe moti i acartë, që ka përfshirë tërë vendin prej mëse dhjetë ditësh.

Për këtë shkak Korça është një nga qarqet ku është shpallur gjendje e fatkeqësisë natyrore nga qeveria, bashkë me qarkun e Shkodrës, të Kukësit, rrethin e Pukës, Dibrës dhe Librazhdit, zonat më të godituara nga reshjet e dëborës, ku në disa zona të thella trashësia e saj ka kaluar 2.5 m duke mbërritur edhe në 3 metër.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit