Transmetuar më 12-02-2012, 23:13

Tiranë, 12 shkurt 2012 NOA – Bashkia e Tiranës ka vendosur që të akordojë një shumë prej 100 mijë eurosh ose rreth 14 milionë lekë të rinj për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të bllokuara nga dëbora, kryesisht në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Burime zyrtare nga bashkia metropolitane, i thanë agjencisë noa.al se fondi prej 100 mijë eurosh, do t’i vihet në dispozicion Shtabit të Emergjencave Civile.

Bashkia e Tiranës po ashtu thotë se vë në dispozicion të Shtabit të Emergjencave Civile dhe burimet e saj njerëzore.

k.e/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit