Transmetuar më 12-02-2012, 22:26

Prishtinë, 12 Shkurt 2012, NOA/Rid Bulku – Java e Modës në Kosovë, shënon ngjarjen më të madhe të modës në rajon, duke u rishfaqur cdo vit, si një dritare brilante e prezantimit të punimeve autoriale të kreatorëve të dëshmuar, nga mbare trojet shqiptare dhe dizajnerave botërore qe kanë ekskluzivitetet e prodhimeve te tyre edhe ne tregun Kosovare.

Kosova Fashion Week, si çdo vit tjetër, ka për synim të inkurajoj Shtëpitë e modës, Kreatorët, Shkollat e modës, Grupet e Kreatorëve, Butiqet Exluzive etj. që përmes punimeve kreative, të pasqyrojnë vlerat e punimeve me trendet më të fundit të modës.

Imazh i Javës Së Modës këtë vit është përzgjedhur bukuroshja Diellza Kolgeci e cila me përvojën e saj shumëvjeçare ne pistat e modës pritet ta rrisë edhe me shume këtë spektakel.

Per Diellzen ky do te jete bashkëpunimi i pare me Gecjan Fashion Group dhe si Diellza ashtu edhe Producenti i kompanisë Gecjan Fashion group z. Ilir Geci, janë te bindur qe ky bashkëpunim do te rezultojë me shumë sukses, raporton noa.al.

Per Diellzën kjo do te jete sfilata e fundit ne karrjeren e saj si modele profesioniste dhe me pas ajo pritet se bashku me kompanin e saj DK t’i bashkohet stafit te Gecjan Fashion Group ne projektet e radhës, gjithmonë ne shërbim te vlerave te mirëfillta kulturore dhe artsitike ne vendin tone.

Përgatitjet per javen e modës kan filluar dhe konkursi zyrtar per te gjitha kompanitë e interesuar per tu prezantuar ne javen e modes, do te hapet nga data 15 shkurt.

Fotograf zyrtar i javes se modes do te jetë fotografi i mirënjohur shqiptar Avni Selmani.

Java e modës në Kosovë, vjen këtë here ne fillim te muajit prill, me ekskluzivitetet më të fundit të keratorëve nga mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë. Përkushtimi, aftësitë, stili dhe vlerat e kreatorëve tanë, kanë bërë që përmasat e Javës së modës në Kosovë të jenë çdo herë më të mëdha, duke zgjuar interesimin e gjithë atyre që iu rrahë zemra për të qenë në hap me trendet e modës dhe stilin bashkëkohorë.

Për të qenë më afër publikut, organizatoret e javes se modes Gecjan Fashion Group dhe radiotelevizioni 21, do të mundësoj që të gjitha kreacionet që prezantohen ne Kosova Fashion Week të jenë në shitje gjatë 5 netëve të kësaj ngjarje dhe gjatë kohës së transmetimit në RTV 21.

Për ta bërë Javën e modës në Kosovë edhe më të pëlqyeshme kete vite është menduar qe ne kuadër te saj te zhvillohet edhe Kosova Fashion Kids. Nen moton “Te rritemi me stil” do të sfilojnë edhe fëmijët nga mosha 2 deri në 10 vjeq dhe do te prezantohen kompanitë qe kanë produkte te ndryshme per femije.

Edhe kete vite kengetaret me te mire te estrades Shqiptare do te jen pjese e pese netëve te javes se modes per tu perkujdesur keshtu per argetimin e te ftuarve te shumt nga vendi dhe bota qe do jen te pranishem ne sheshin 21 si dhe per teleshikuesit qe do e shohin javen e modes Kosova fashion week 2012, perms nja transmetimi maratonik per 5 nete me radhë ne Radiotelevizionin 21.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit