
Të dhënat po ngarkohen...

Velipojë, 12 shkurt 2012, NOA – Një 17-vjeçar nga Velipoja është arrestuar dje nga policia për armëmbajtje pa leje. Adoleshenti me inicialet Marko. N, banues në fshatin Reç i Vjetër, komuna Velipojë në Shkodër.
Adoleshenti është arrestuar nga patrulla e policisë, pasi kanë marrë informacione se ai mbante armë. Forcat e policisë kanë marrë armën, një armë automatik model ’56.
Ndaj të riut ka nisur procedimi penal. Ndërkohë që po hetohet për movitvet që i riu lëvizte i armatosur.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
