

Tiranë, 12 shkurt 2012, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 12 shkurt 2012.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Hetimi i 21 janarit, imuniteti i 3 deputetëve, Prokuroria s’ka ardhur”.
Disa tituj të tjerë janë; “Stuhia dhe ortekt mësyjnë në veri, vdes në spitalin e Krumës punonjësi i antenave”.
“Fatos Nanos i caktohet të punojë me socialistët e njësisë 10”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Licensa 5 miliardëshe e lotarisë kombëtare”.
Disa tituj të tjerë janë; “Elton Deda: Stop komenteve anti-kosovë për Voice of Albania”.
“Emergjenca për ushqim dhe ilaçe në zonat e bllokuara nga acari”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Gongu” i Berishës në bursën e NASDAQ 360 mijë dollarë”.
Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohet grupi i Gardës që mori filmimet e 21 janarit”.
“Histori siberiane në Golaj, dëbora rrezikon shpëtuesit”.
Gazeta “Shqiptare” ka si argument kryesor: “Familja Topi, e vërteta e pronave tona”.
Disa tituj të tjerë; “Jeta e monstrës Shpëtim Zizo në burg. E ëma; E dendnim me ilaçe për zemrën”.
“Kushërinjtë 40 orë në borë, vdes 1 në spital”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Qeveria rrit pagat e zyrtareve të lartë me 20-30 mijë lekë në muaj”.
Disa tituj të tjerë janë; “Luiza Xhuvani: Jeta ime mes skenës, dramave të tranzicionit dhe politikës”.
“Rrjedhja e votave, PS heq dorë nga votimi i fshehtë në Kuvend”.
“Zonat e thella, tre metra nën dëborë, Shkodra në alarm”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Ndryshojnë pagat, kategoritë që përfitojnë”.
Disa tituj të tjerë janë; “Nga Veriu në Jug, dëbora paralizon mijëra banorë”.
“Del udhëzimi, si do të përdoren paratë e Buxhetit”.
“Berisha: Politika i mohoi zhvillimin kryeqytetit”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Ksera, eurot në sirtar. 24-vjeçari -nga Tropoja rrëfen planin e vjedhjes”.
Disa tituj të tjerë janë; “Ndryshon Qeveria ja emrat e PDIU”.
“Studentët: Pedagogët, po na japin lekë dhe nota për votat”.
“21 janari, ja 5 gardistët që morën pamjet filmike”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Spahiu sulmon Topallin: Është Nexhmija e fundit!”.
Disa tituj të tjerë janë; “Bora izolon veriun, mijëra qytetarë pa ushqime”.
“Historia e jashtëzakonshme e babait të COSA NOSTRA-s, Bernardo Provenzanos”.
“Harasani jep alarmin: KESH në vështirësi, qeveria të ulet me PS-në”.
Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Njerëz në rrezik, 2 gjenden gjallë, 2 vdesin në ortek, Veriu i izoluar”.
Disa tituj të tjerë janë; “Fatkeqësitë politike, Tirana Europiane”.
“540 viktima në Europë”.
“Tirana me baza droge, specifike për studentët”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa. al. a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





