

Londër, 14 Shkurt 2012, NOA – Paul McCartney në moshën 69-vjeçare ka qenë i fundit nga The Beatles që me shumë emocione ka marrë yllin e tij në “Walk of Fame” të Hollywood.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në këtë celebrim kanë qenë të pranishëm me qindra fansa, të cilët janë shoqëruar dhe nga këngëtarja kanadeze Neil Young.
“Nëse memoria më kthen pas në kohën e Liverpulit, kur dëgjonim Budyy Holly dhe gjithë këngëtaret e tjerë të botës së rock & roll, asnjëherë nuk e mendoja se një ditë do të kisha një yll në Walk of Fame. Ishte diçka e pakonceptueshme. E megjithatë tashmë dita e madhe ka mbërritur. Jam shumë i bindur se diçka të tillë nuk do ta kisha arritur kurrë pa ndihmën e tre djemve që dua të falënderoj: John, George dhe Ringo”, – ishin këto fjalët e Paul McCartney gjatë celebrimit me yllin e tij në “Walk of Fame”.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





