

"Dëshiron të vish për një orgji djemsh me mua?". Propozime të tilla të pahijshme, ngacmime dhe përpjekje për takime seksuale me të mitur. Të gjitha, përmes Facebook-ut.
Viktimat, disa fëmijë “të tërhequr” nga djaloshi 25-vjeçar fiorentin, i cili zgjidhte nëpërmjet rrjetit social një metodë mjaft agresive. U vidhte të miturve fotot e tyre nga profili dhe pastaj i postonte të shoqëruara me imazhe pornografike.
Ata që kanë parashtruar ankesat e tyre në polici ndaj një fakti të tillë, kanë qenë pikërisht nënat apo baballarët e të miturve, të cilët u informuan nga fëmijët e ngacmuar dhe kanë zbuluar identitetin e abuzuesit me ta, duke vrapuar direkt drejt policisë.
Më tej, hetuesit rindërtuan skemën me të cilën vepronte i riu 25 vjeçar që banonte në rrethinat e Firences.
Ajo niste me vjedhjen e fotove të të miturve, ngjitjen e tyre me imazhe të tjera pornografike, gjë që i bënte ata të kërkonin shpjegime nga shantazhuesi.
E në këtë moment, ai përfitonte për t’u bërë propozime amorale për orgji, seks etj.
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





