Transmetuar më 11-02-2012, 19:11

E ka tradhtuar pikërisht një foto e publikuar prej tij në Facebook, e presidentit amerikan Barak Obama, gjatë një ceremonie në një muze të Londrës. E cila ka bërë që ai të identifikohet nga forcat e policisë dhe të arrestohet prej tyre.

Fjala është për italianin Michael Grasso, 27 vjeç, i shpallur në kërkim që në vitin 2008, sepse ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti për trafik droge.

I riu, me origjinë nga Taorminas, kishte arritur të ikte për në Londër ku ai ka punuar si kamarier, por hetuesit kanë qenë në gjendje për ta gjetur … nëpërmjet Facebook-ut.

Kështu, brenda profilit të tij në rrjetin social, ai kishte publikuar një foto të Presidentit Obama, në muzeun e dyllit në kryeqytetin britanik. Menjëherë policia e ka vënë re këtë detaj dhe është vënë në ndjekje, duke e kapur të kërkuarin, në lokalin ku ai punonte.

Grasso u dënua me pesë vjet burg dhe me gjobë prej 24 mijë euro për shitjen e drogës.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit