

Tiranë, 11 shkurt 2012, NOA – Komunat malore të vendit nga veriu në juglindje janë izoluar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, duke vështirësuar tejet jetën e banorëve dhe dërgimin e ushqimeve dhe medikamenteve të nevojshme për situatën emergjente të shëndetit të tyre.
Të izoluara nga reshjet dhe stuhitë e dëborës vijojnë të mbeten komunat e Pukës, Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Bulqizës, disa komuna të Korçës, etj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Trashësia e dëborës në zonat e izoluara i kalon të 80 centimetrat dhe mbërrin deri në mbi 2 metër në zonat e thella malore.
Drejtoritë rajonale të rrugëve japin të dhënat më të fundit mbi situatën e akseve rrugore në mbarë vendin gjatë pasdites së të shtunës:
Qarku i Kukësit: Në dalje të Tunelit të Kalimashit vazhdojnë rreshje të dendura bore . Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet me zinxhirë.(trash.borës deri 2.0m) Kukës-Bicaj qarkullohet me zinxhirë, Kukës-Krumë – Q.Prush qarkullohet me vështirësi me zinxhirë. Aksi Kukës-Draj Reç është i bllokuar. Aksi Kukës-Topojan-Shishtavec deri në afërsi të Topojanit është i hapur dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë. Seg. në vazhdim është i bllokuar.
Qarku i Tropojës: Gjatë natës ka patur rreshje bore të cilat vazhdojnë edhe në këto momente. Të gjitha akset Tropojës janë të bllokuara. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në aksin Qafë Morinë- B.Curri.
Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e situates.
Qarku i Lezhës: Në autostradën Milot-Rrëshen-Hyrje e Tunelit, nga Rrësheni – Hyrje Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë. Aksi Rrëshen – Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
Qarku i Shkodrës: Për momentin Shkoder, Mjedë, Murriqan, Velipojë dhe rrugën e Lezhës ka rreshje shiu që ndikojnë pozitivisht për shkrirjen e shtresës së akullit. Aksi Ura e Kirit-Qafë Laç-Q.Qelë qarkullohet me zinxhirë. Qafa Laç – Koman me zinxhirë.
Malësi e Madhe: Vazhdojnë rreshjet e borës. Aksi Dedaj-Razëm dhe Koplik-Bogë qarkullohen me zinxhirë.
Rrethi i Pukës: Është ulur intensiteti i reshjeve të borës.
Aksi Q.Qelë-Pukë qarkullohet me zinxhirë deri tek Luf, seg. në vazhdim i bllokuar prej efektit të erës. Trashësia e borës shkon deri në 3.0m.
Aksi Pukë – F.Arrëz i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.( trash. e borës së re deri 70cm.)
Fushë Arrëz-Q.Mali deri tek Gropat e bitumit, qarkullohet me zinxhirë, më tej i bllokuar. Q.Mali-Q.Shllak është i bllokuar.
Po punohet në seg.ë Q.Shllak që të bashkohet me Kukësin.
Aksi Q.Mali-Fierzë, deri në Dardhë qarkullohet me zinxhirë me një kalim, seg. në vazhdim është i bllokuar.
Punohet intensivisht për përmirësimin e situatës. Kryqëzim Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë. trash.e borës së re ka arritur në 60cm)
Qarku i Dibrës: Ka reshje bore.
Aksi kryesor Ura e Skurajt-Q.Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
Q. Bualli-Peshkopi, Qafë Bualli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Peshkopi-Muhur qarkullohet me zinxhirë. Muhur-Arras qarkullohet me vështirësi me zinxhirë.
Komuna Arras – Qafë Draj rruga është e bllokuar. Po punohet për hapjen e saj.
Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë në seg. Ura e Cerenecit- Ostren i Vogël është i kalueshëm me zinxhirë me shumë vështirësi,
Segmenti Ostren i Vogël-Stëblevë është i bllokuar pasi trashësia e borës ka kaluar 2 m. Po punohet për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Qarku i Durrësit: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Rruga Milot – Kalimash: Vazhdojnë reshjet e borës.
Në aksin Milot-Rrëshen-Hyrje Tuneli-Dalje Tuneli-Fushë Dukagjin, nga Rrësheni deri në Fushë Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë.
Në aksin Tiranë-Q.Krrabë (Km. 29) qarkullohet pa probleme. Në seg. Trau Dajt-Vilat Qeveritare-Q.Mollë – Shën Mëri rekomandohen zinxhirët.
Qarku i Elbasanit: Gjatë natës ka patur reshje bore deri brenda në qytet.
Aksi kryesor Q.Krrabë (Km 29)-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë është i kalueshëm pa probleme.
Aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është hapur deri në Kollogjesh, seg. në vazhdim është i bllokuar.
Po punohet për ta rihapur, pasi gjatë natës ka patur stuhi bore.
Aksi Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë deri në Lunik, seg. Lunik deri në Stëblevë është hapur disa herë por bllokohet për shkak të borës tek pjesa e sapohapur. Po punohet intensivisht me dy mjete.
Qarku i Beratit: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Qarku i Fierit: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve
Qarku i Vlorës: Në Llogora ka patur rreshje bore te shoqeruara me breshër. Qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë. Edhe në Qafë Muzinë nuk ka probleme per qarkullimin. Në akset e tjerë nuk ka probleme.
Qarku i Gjirokastrës: Vazhdojnë reshjet e dendura të shiut.
Akset Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, Përmet-Çarshovë, Jorgucat-Q.Muzinë qarkullohen pa probleme.
Qarku i Korçës: Ka reshje të shumta bore. Aksi kryesor Q.Thanë-Q.Plloçë-Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Q.Qarri-Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë qarkullohen me zinxhire. Rruga e Dardhës dhe Korçe-Liqenas vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e stuhisë së erës.
mit/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





