

Bergamo, 11 shkurt 2012, NOA- Dy të rinj shqiptar të vënë në shënjestrën e policisë u arrestuan gjatë natës në Bergamo të Italisë pas një tentative vjedhje në një banesë.
Menduan se shpëtuan, por ishin gjurmët e tyre në dëborë, ato që vunë në ndjekje policinë e cila pikasi gjurmë të freskëta në dëborë, në afërsi të një vile.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, policia u vu në ndjekje të gjurmëve pas denoncimit të marrë nga të zotët e shtëpisë, deri sa në ndjekje të hapave të tyre mbërritën në një shtëpi tjetër ku ndodheshin dy shqiptarët të cilët po silleshin rreth portës hyrëse.
Por sapo pikasën policinë ata morën arratinë, por të ndjekur nga forcat e rendit.
Dy hajdutët arritën ti shpëtonin policisë duke u fshehur në një kthinë, por edhe këtë herë ara u tradhtuan nga gjurmët mbi dëborë.
Nga ana e policisë pas kapjes së tyre u vërtetua se ata kishin vjedhur celularë dhe një shumë të konsiderueshme eurosh në një shtëpi aty pranë, kur u pikasën nga policia teksa po thyenin bravën e shtëpisë së dytë të vënë në shënjestër.
Mësohet se atyre iu gjetën në dorë, çelësa, trapano e kaçavida të cilat dy shqiptarët i përdornin për të kryer grabitjet e tyre. a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





