Transmetuar më 11-02-2012, 12:50

Prishtinë, 11 shkurt 2012, NOA- Njohja e 87-të e Kosovës si shtet i pavarur është bërë sa fundmi nga shteti i Haitit.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, këtë lajmë e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Kosovës e cila në një njoftim zyrtar shkruan, “Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp, kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Haiti. Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit