

Tiranë, 11 shkurt 2012, NOA- Një panoramë e fundit na vjen këtë herë nga Policia e Shtetit e cila paraqet njëra pas tjetrtës zonat e bllokuara nga dëbora dhe akulli, i cili ka paralizuar jetën në një pjesë të mirë të vendit.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, stuhitë e dëborës vijojnë ende të bien në Kukës, Pukë, Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Korçë, e për rrjedhojë vështirësitë janë shtuar së tepërmi.
Për të lehtësuar dhe ndihmuar për kapërcimin e kësaj situate mësohet se po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në gjithë zonat ku paraqiten probleme. Situata në akset rrugore në shkallë vendi: Në qarkun Kukës: 1. aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 4. aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 5. aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm, 6. aksi Krumë – B. Curri i pa kalushëm, 7. aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi 8. aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm, 9. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm, 10. aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm, 11. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm, Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë.
Në qarkun Dibër: 1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, 2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë, 3. aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm, 4. aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm, 5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm, 6. aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i pakalueshëm, 7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm, 8. aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm, 9. aksi Arras – Lurë i pakalueshëm Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Në qarkun Shkodër: 1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë, 2. aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm me zinxhirë 3. aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë, 4. aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës i pakalueshëm, 5. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm, 6. aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm, 7. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë, 8. aksi Koplik – Razëm i pakalueshëm, 9. akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre, 10. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme, 11. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz i pakalueshëm, 12. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm. Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm.
Në qarkun Lezhë: 1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim, 2. aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i pakalueshëm, 3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme. Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore. Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Në qarkun Elbasan: 1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, 1. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm, 2. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi. Në qarkun Korçë: 1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, 1. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm, 2. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i pakalueshëm, 3. aksi Korçë – Goricë i pakalueshëm, Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në qarkun Vlorë: 1. në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë.
Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





