

Athinë, 11 shkurt 2012, NOA- Qeveria e koalicionit grek ka miratuar gjatë natës planin që i hap rrugë mbështetjes nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të këstit të ndihmës prej 130 miliardë eurosh që ka si synim shpëtimin e vendit.
Sakaq pritet që gjatë ditës së nesërme parlamenti të japë votën për të, ndonëse protestat nuk kanë rreshtur për asnnjë çast ku gjatë diëts së djeshme pati të lënduar dhe gjatë ditës së sotme pritet të nisin sërish.
Bllokim trenash dhe mjetesh publike, janë parashikuar gjatë protestës, pasi ligji për masat e reja u votua unanimisht në tryezën e Qeverisë.
Mësohet se votimi i masave do të përballet gjatë ditës së nesërme në parlament, ndërsa Kryeministri Lukas Papademos paralajmëroi rrezikun për rënie në kaos dhe revoltë sociale pas dorëheqjes së disa ministrave dhe masave të mëtejshme.
Deklarata e kreut të Qeverisë erdhi pas deklaratës së kreut të partisë së djathtë greke Laos, Georgios Karatzaferis i cili u shpreh se nuk do votonte pro masave të reja, dhe fill pas kësaj 4 ministra të partisë së tij dhanë dorëheqjen.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





