
Të dhënat po ngarkohen...

New York, 10 shkurt 2012, NOA- Kompania Kodak çon përfundimisht në pension prodhimin e makinave fotografike për tu përqendruar vetëm në stampime.
Perëndon kështu një epokë për kompaninë Rochester në shtetin e New York, që për më shumë se një shekull më parë bëri që të gjithë të bënin fotografi.
Pasi deklaroi humbje në muajin janar, kompania vendosi që ta përqendrojë aktivitetin e saj në shtypjen dhe stampimin e fotografive dixhitale, me shpejtësi të lartë.
Mësohet se kompania Kodak u themelua nga George Eastman në vitin 1880.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
