Transmetuar më 11-02-2012, 03:29

Afrikë e Jugut, 11 Shkurt 2012, NOA – Në Afrikën e Jugut, jeta e një lesbikeje është më pak e vlefshme se ajo e një rinoqeronti.

Në lidhje me diçka të tillë flet “Le Monde”.

Dënimet: Më datë 1 të muajit shkurt katër meshkuj janë dënuar me 18 vite burgim, kjo pasi kishin rrahur dhe therur Zoliswa Nkonyana, një vajzë e re lesbike në periferinë  e qytetit të Capo.

Vetëm një ditë më parë tre gjuetarë janë dënuar me 25 vite heqje lirie dhe kjo pasi u gjetën në zotërim të dy brirëve të një rinoçeronti, që padyshim ishte vrarë.

Roli i Gjykatës: Akuzat nuk mund të krahasohen aspak. 25 vitet janë dhënë në bazë të një shume që i është bërë, ku 10 vite janë për gjuetinë e rinoçerontit dhe 15 për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa në krahun tjetër kemi të bëjmë me një dënim prej 18 vitesh i cili ka si akuzë vrasjen e një vajze.

Militantët e çështjes homoseksuale në krahun e tyre janë tepër të kënaqur, kjo pasi për herë të parë një gjykatë e Afrikës së Jugut ka njohur seksin e viktimës si rrethanë rënduese në akuzë.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit