Transmetuar më 11-02-2012, 02:06

Milano, 11 Shkurt 2012, NOA – Profesori i letërsisë tashmë do t’i duhet të përballet me një proces gjyqësor, kjo pasi ka kontaktuar me të gjithë femrat e klasës së tij në rrjetin social të Facebook, duke e lëshuar veten me komplimente joshëse në drejtim të tij.

Personi në fjalë, një 40-vjeçar, është denoncuar në gjykatën e Milanos me akuzat e abuzimit me pushtetin dhe keqtrajtimit.

Siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, para se të pezullohej nga detyra e tij e mësimdhënies, profesori ka kryer një bisedë të gjatë me një 18-vjeçare.

Të gjitha vajzat ishin në moshën 18 vjeçare, ato frekuentonin vitin e katër dhe së bashku morën vendimin për tu paraqitur n gjykatë dhe për të denoncuar sjelljen e “sëmurë” që profesori kishte në drejtim të tyre.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit