Transmetuar më 10-02-2012, 17:47

Një studim i fundit i hoteleve më luksoze në botë, ka rezultuar se ai më i shtrenjti në botë për sportin e skive, gjendet në Francë: Suites de la Potiniere, në Luginën e Tarentaises në Savoia.

I vendosur në fshatin e Courchevel-it 1850, në Alpet franceze, ai është një hotel me 15 suita luksoze ekstra, dyqane dhe shumë më tepër.

I hapur vetëm nga mesi i dhjetorit deri në mesin e muajit prill, nuk ka asgjë që nuk do t’ju kujtojë një mjedis "fshatar".

Çdo gjë zbukuruar ndryshe, me dru të errët dhe linja moderne që shpërthejnë në çdo dhomë! Të flesh për një natë në këtë hotel, mund t’ju kushtojë plot   1958 dollarë.

Ndërsa në vend të dytë, pas tij, renditet hoteli i skive “Aurelio Lech” në Austri, ku një natë e kaluar në suitat e tij mund t’ju kushtojë 1.423 dollarë. Duke u pasuar nga hoteli i famshëm zviceran “Carlton”, me një natë që kushton plot 1.256 dollarë….

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit