Transmetuar më 10-02-2012, 16:26

Milano, 10 shkurt, NOA – Zinte miqësi me vajza të mitura përmes MSN ose Facebook-ut, duke arritur të kishte prej tyre foto nudo ose video porno dhe më pas, i kërcënonte se do t’i bënte publike ato, nëse nuk pranonin që të kishin një raport seksual me të.

Fjala është për një student italian 19-vjeçar me inicialet C.L.P. ndaj të cilit ka kryer një denoncim një vajzë 14-vjeçare, pikërisht se ai i bënte shantazh me fotot që ajo i kishte besuar në mënyrë miqësore, përmes komunikimit virtual në internet.

Ndaj tij, tashmë rëndojnë disa akuza dhe është kërkuar masa e arrestit prej 2 vjet e 6 muaj.

Bazuar në aktivitetet hetimore, rezultoi se 19-vjeçari arrinte që të krijonte biseda dinamike, zbavitëse me minorenet dhe pastaj “u zhvaste” me shumë dinakëri foto nudo apo video të tyre nën drita të kuqe, të cilat i shërbenin si mjeti i duhur për të bërë shantazh ndaj tyre, që të shkonin në shtrat me të.

Që prej gushtit të kaluar nën arrest shtëpie, tani ky i ri rezulton që të jetë dënuar me dy vjet dhe tetë muaj burg.

Gjithçka, pas akuzave për sulm seksual në tentativë dhe prodhimin e pornografisë së fëmijëve.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit