
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 10 shkurt 2012, NOA – Një 76-vjeçar është arrestuar dje nga Policia pasi ka rrahur dhe qëlluar me sende të forta një 62-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prezë në të Tiranës dhe personi i arrestuar është Sulejman Mehmet Xhaferraj.
Xhaferraj ka qëlluar me sende të forta në kokë Xhemali Bajram Nela, 62 vjeç, banues në Fushë Prezë, pas një zënke që kanë pasur për motive të dobëta.
Nela ka shkuar në spital dhe ka marrë ndihmën e parë për plagët e shkaktuara në kohë. Ndërkohë që ka bërë dhe padi ndaj 76-vjeçarit për dhunë dhe për plagosje me dashje.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
