Transmetuar më 10-02-2012, 09:53

Tiranë, 10 shkurt 2012, NOA – Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu deklaroi pak minuta më parë se do të largohej nga detyra. Në një konferencë për shtyp në ambientet e KLD, ai u shpreh se vendimi vjen pas 3 vjet e gjysmë konflikti mes qeverisë Berishës e KLD-së.

Vendimi i Spahiut vjen dy javë pasi mazhoranca ka ngritur një komision hetimor për aktivitetin e tij si nënkryetar i KLD-së dhe për Aleancën  Kuq e Zi. Deputetët e PD-së deklarojnë se Spahiu e ka kthyer institucionin që drejton në shtesë të një partie politike. Gjatë javës së ardhshme, Komisioni Hetimor kish kërkuar një seancë pyetjes me Spahiun, ku ai do të jpe sqarime për aktivitetin e Aleancës Kuq e Zi.

“Largohem nga posti për t’i hapur rrugë një vendimi të paanshëm. Unë nuk do të kthehem në këtë post edhe nëse fitoj në Gjykatën Kushtetuese. E kisha zgjedhur të ardhmen dhe kisha paralajmëruar largimin nga posti”, tha Spahiu.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit