

Tiranë, 10 shkurt 2012, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 10 shkurt 2012.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “FBI merr dy video të reja për vrasjet e 21 janarit”.
Disa tituj të tjerë janë; “Hajdutët mbërrijnë dhe në qeveri, vjedhin shtëpinë e ministrit Spiro Ksera”.
“Çmimet e reja, sa janë rritur policiat e sigurimit për automjetet”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha ikën me familje në SHBA”.
Disa tituj të tjerë janë; “Hajdutët hyjnë në shtëpinë e ministrit Spiro Ksera, pranga një 24 vjeçari”.
“Nishani: Leximi me pajisje i kartave mund të realizohet”.
“Prokuroria, dy video të reja në SHBA për ekspertim”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Edi Rama: Berisha, përçan shqiptarët. Fshehu 21 janarin”.
Disa tituj të tjerë janë; “Sekretari i Ramizit: Nëna e Sokol Olldashit, kërkesë Ramizit për t’i ikur internimit”.
“Vdes foshnja, familjarët: Mjekët na lanë pas dore”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Gjashtë fakte si vjedh CEZ”.
Tituj të tjerë janë “Mazhorancës i mungojnë votat në Kuvend”.
“Athina: Shqiptarët të ndryshojnë historinë”.
“Dhori Kule dhe Mimoza Hafizi shpallin platformat”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Ruçi, përdorues droge. Djali i Gramozit: Ky, bllofi i tretë i milicisë”.
Disa tituj të tjerë janë; “Deputetët, sherr për Çilin dhe Greta Koçin”.
“Suplement/Si ta kaloni Shën Valentinin. Magjia e skive në Brezovicë. Guida për filmat dhe kuzhinën”.
Gazeta “Mapo” hapet me argumentin; “I hapet rruga prishjes së Piramidës, Kushtetuesja rrëzon PS”.
Disa tituj të tjerë janë; “Ish-shefi i Ushtrisë ikën në SHBA pak ditë para vendimit për Gërdecin”.
“Vidhet shtëpia e ministrit Ksera, kamerat tradhtojnë autorin”.
“Rritja e pagave të mësuesve, kushtet e kualifikimit për 2012”.
“Dule: Nuk bëhemi pjesë e teatrit absurd të Ramës me aleatët”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Emergjenca, shpëtohet jeta e 6 njerëzve në rrezik”.
Disa tituj të tjerë janë; “Dule: Nuk bëhemi më pjesë e tryezave absurde të Ramës”.
“"Lumë" kërkesash për t’u futur në KEMP, nisin kontrollet”.
“PD-PS, konsensus për financimin e Tiranë-Elbasan”.
“Shpifjet në seri, gjykata 1 milion lekë gjobë Erion Braçes”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Grabitet shtëpia e ministrit, i vjedhin disa mijëra euro”.
Disa tituj të tjerë; “Opozita: Qeveria e ka lënë pas dorë jugun e vendit për hakmarrje politike”.
“Klodjan Kacani: Një yll në ngjitje në muzikën shqiptare”.
“Moti ngre në këmbë shtetin, Nishani: Situata do përkeqësohet”.
Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Dimri, shteti më këmbë, 126-ta pa përgjigje”.
Disa tituj të tjerë janë; “Taksa e sheshtë, shpëtimi i Europës”.
“Tirana, si sot 92 vjet kryeqytet”.
“Kanë nisur operacionet në komunat e bllokuara”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Krimi i roganizuar vë nën këmbë shtetin”. Disa tituj të tjerë; “I mbyll derën perëndimi, Berisha arratiset në Baku”.
“Baborët e izoluar akuzojnë qeverinë”.
“Laskaj: Gjobat më të frikshme se burgu për gazetarët”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA. al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa. al.
a. k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





