Transmetuar më 09-02-2012, 22:33

Suksesi i rrjetit social Facebook ka bërë xhelozë mjaft njerëz të njohur. Këngëtarja Lady Gaga mësohet se është në kërkim të një ideje të ngjashme me krijimin e një faqeje si Facebook.

Këngëtarja ka miliona fansa në Facebook dhe në Twitter dhe në adresën personale ajo ka shkruar se sfida e radhës është krijimi i një rrjeti të ri social.

Gaga duket se ka gjetur dhe emrin e rrjetit të ri social alla Facebook. Faqja e re do të quhet “mothermonster.com”. Nuk dihet nëse do të ketë sukses, pro Gaga shquhet për nisma të çuditshme.

Në adresën e Lady Gaga janë bërë mbi disa mijëra “like” për këtë nismë. Mësohet se fansat kanë lënë dhe adresën e emailit në këtë faqe, për t’u njoftuar në momentin që ajo do të jetë në funksionim të plotë.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit