

Tiranë, 9 Shkurt 2012 NOA/ Rid Bulku – Kryetari i Komitetit të Arbitrimit, Tahir Kastrati ka mbajtur sot paradite një konferencë për shtyp ne ambientet e Federatës Shqiptare te Futbollit.
Përpara përfaqësuesve të medias Kastrati ka analizuar punën e bere gjate 6 mujorit te pare te aktivitetit te Komitetit te Arbitrimit.
Ai ka treguar punën e bere nga Komisioni i Dizenjimit te arbitrave, Komisioni i Vleresimit dhe Merites se tyre dhe nga Komisioni i Vëzhguesve.
Pas analizës dhe strategjisë për te ardhmen, Tahir Kastrati u është përgjigjur pyetjeve te gazetareve te cilat konsistonin sidomos tek ngjarjet e ndeshjeve te fundit ne kampionatin e Kategorisë Superiore dhe emërimet e ndryshme neper komisione.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





