Transmetuar më 09-02-2012, 18:56

Gjirokastër, 9 shkurt 2012, NOA- 65 ton hekur është sekuestruar nga policia pasi kjo e fundit ishte ngarkuar në tre kamionë pa dokumentacionin përkatës.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se kanë qenë shërbimet e policisë në pikën e kontrollit në Jorgucat ato që kanë bërë të mundur bllokimin e një kamioni  me targa DL 3418 A / 34 19 A, që drejtohej nga shtetasi  A. M., lindur dhe banues në Delvinë i cili transportonte 25 tonë hekurishte si dhe bllokimin e kamjonit DL 22 25 A /22 26 A, që  drejtohej nga shtetasi I.Q. lindur dhe banues në Delvinë i cili transportonte 29 tonë hekurishte , si dhe kamionin me targa EL 4031 C/4029 C, që drejtohej nga shtetasi L. G. , lindur dhe banues në Elbasan.

Mësohet se bllokimi i tyre erdhi se tre të ndaluarit me kamionet e tyre transportonin hekura nga Delvina për Elbasan, por dispononin dokumentacionin e nevojshëm të mallit, i cili rezultoi të ishte hekur i bunkerëve të prishur në zonën e Delvinës.

Lidhur me këtë rast nisi procedimi penal në gjendje të lirë për tre shoferët për veprën penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, ndërsa u krye bllokimi i sasisë së hekurit.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit