Transmetuar më 09-02-2012, 18:00

Prato, 9 shkurt 2012, NOA- Njëri nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptar i konsideruar nga policia italiane, të cilit i duhet të vuajë 27 vite e 8 muaj burg për vjedhje, dhunë, rrëmbim personi e shfrytëzim prostitucioni u vu në pranga nga policia në një apartament në Prato.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, shqiptari i moshës 50 vjeçare u identifikua si Masimilian Banaj dhe se ai ishte kthyer prej pak kohësh në qytet për tu hakmarrë për vdekjen e nipit 13 vjeçar Klaudio Leka, i vrarë me pistoletë korrikun e lënë pas në Vlorë nga dy vetë që e qëlluan nga një motorr.

Në ambientet familjare të 13 vjeçarit të vrarë në Vlorë, ishin përhapur zëra se njëri nga dy atentatorët ndodhej në Prato të Italisë.

Në muajin gusht një tjetër i afërm i viktimës, vëllai i 50 vjeçarit Banaj njoftoi policinë italiane duke thënë se kishte parë njërin nga dy vrasësit.

Pas kësaj policia bëri identifikimin e persoit të dyshuar, Genci Demirçaj dhe e vunë në pranga pasi ndaj tij rëndonte dënimi prej 1 viti e 8 muaj për drogë.

Për sa i përket vrasjes në Vlorë, policia po hetonte lidhur me persona ende të paidentifikuar.

Në bazë të hetimeve të policisë italiane në radhët e komunitetit shqiptar në Prato dhe përgjimeve telefonike, u vërtetua se Banaj lëvizte prej disa kohësh në qytet, në kërkim të hakmarrjes.

Ai ishte parë në qytet i armatosur me pistoletë, së bashku me të shoqen në muajin e pestë të shtatëzanisë ndërsa fëmijën tjetër 8 muajsh e kishte strehuar tek familjarët, ku jetonin e ëma, e motra dhe një mbesë me dy fëmijë.

Pasi ndoqën mbesën e 50-vjeçarit e cila shkoi të merrte fëmijët në shkollë, policia e ndaloi duke i marrë çelësat e shtëpisë.

Në këtë mënyrë policia izoloi 50 vjeçarin gjigant, 1 metër e 95 centimetër i gjatë dhe që peshonte 120 kilogramë, por në prangosjen e tij u përfshinë 12 policë.

Sakaq lidhur me qëllimet e tij hakmarrëse vijojnë ende hetimet për bashkëpunëtorë të mundshëm, ndrysa policia e Pratos po vijon bashkëpunimin me atë shqiptare për të plotësuar rrethanat e vrasjes së 13 vjeçarit Klaudio Leka, i cili nga Prato ku kishte precedentë për shpërndarje droge, ishte kthyer në Shqipëri për të shitur makina, udhëtim i cili rezultoi pa kthim.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit