

Prishtinë, 9 shkurt 2012, NOA – Prokurori italian Maurizio Salustro nuk do të thirret si dëshmitar në rastin Kleçka, ndërkohë që seanca e radhës e procesit “Kleçka” është shtyrë gjykimi për në 28 shkurt, pasi gjyqtarja Shqipe Qerimi, është e sëmurë.
Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për ta thirrur italianin të dëshmojë rreth akuzave të ngritura kundër tij nga dëshmitarët kryesorë të procesit, Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi, raporton KTV.
Trupi gjykues theksoi se kushtet për të thirrur si dëshmitar Salustron nuk janë përmbushur.
Në seancën e ardhshme të procesit të bujshëm “Kleçka” do të diskutohet për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e provave të dëshmitarit X.
Avokatët e deputetit Fatmir Limaj kanë propozuar që si dëshmitar në këtë fazë të thirret eksperti grafolog nga Shqipëria.
Ndërkohë sot me kërkesë të prokurorit special të EULEX it, Mauricio Salustro, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet një seancë e veçantë për caktimin ose të jo të masës së paraburgimit për Fatmir Limajn, e motivuar me faktin se Fatmir Limaj ka thyer rregullat e qëndrimit në arrest shtëpiak.
mit/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





