
Të dhënat po ngarkohen...

Fier, 9 shkurt 2012, NOA – Dy shtetas të shumëkërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në prangat e Policisë së Fierit përmes operacionit të koduar “Partneritet”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Dy personat e shpallur si me rrezikshmëri të lartë penale janë Bushi Koçi Nilo, 42 vjeç, banues në Hoxharë të Fierit dhe Ermir Sakuta Prenika, 35-vjeç, banues në Dërmenas të Fierit.
Sipas policisë, Bushi Nilo ishte dënuar nga Gjykata e Perugias, në Itali, me burgim të përjetshëm për vrasje.
Ndërsa Ermir Sakuta (Prenika) ishte dënuar nga Gjykata e Monzas në Itali me 16 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.
mit/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
