Transmetuar më 09-02-2012, 09:35

Tiranë, 9 shkurt 2012, NOA – Një person i ka dhënë fund jetës dje duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tufinë, në Tiranë dhe viktima është Fatbardh Mahmut Allushi, 42 vjeç.

Mësohet se Allushi ka qëlluar vetën me armën e gjahut. Motivet e vetëvrasjes lidhet me depresionin dhe gjendjen e rënduar psikologjike që po kalonte gjatë muajve të fundit viktima. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Në afërsi të viktimës u gjet një armë gjahu e markës “Breda”, e cila ishte me leje, si dhe një gëzhojë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit