Nga Alban Daci
Në fillim të viteve ’90, pas një periudhe të errët autoritare, le të themi, lindi një shpresë e re për ndryshim. Ajo ishte shpresa e lirisë politike, lirisë ekonomike, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Në teori kjo ëndërr e re duhet të lindte nga njerëz të rinj, me vizione të reja, me moral të ri, shpresa të reja dhe guxim të fortë. Pra, me pak fjalë ndryshimi i regjimit nga totalitar në demokratik duhej patjetër të shoqërohej edhe me ndryshim elitash politika, nga elita e vjetër totalitare dhe shtypëse që kishte qenë, në një elitë të re, me vizione të reja të bazuar në idetë liberale.
Në fillim të viteve ’90 qytetarëve u krijua bindja se më në fund në Shqipëri po lindte një krijese e re, me ide të reja dhe me njerëz të rinj. Ky imazh pozitiv ndoshta erdhi për shkak të vrullit të madh që kishin ngjarjet si dhe për faktin se shqiptarët po përballeshin me fenomene krejt të reja dhe të pa përjetuara më parë.
Politikanët e asaj periudhe që u prezantuan si të rinj, jo vetëm nuk ishin të tillë, por ishin pjesë e asaj periudhe të vjetër totalitare që kishte ndëshkuar për vite me radhë çdo shqiptar. Premtimet e tyre fillestare ishin për një Shqipëri të lirë, të zhvilluar, transparente, dhe të integruar në organizmat e Europës Perëndimore.
Premtimet e tyre dështuan shumë shpejt dhe ata me kalimin e kohës dëshmuan se i përkisnin të kaluarës dhe nuk mund të jepnin asnjë besim apo kontribut për të renë. Shqipëria ashtu si edhe disa vende të tjera të Europës Lindore, nuk u shkëput dot nga e kaluara e saj. Kjo ndodhi për faktin, se ura që lidhte të kaluarën me të tashmen, pa bërë shumë dallime ishte e ndërtuar nga të njëjtët aktorë politikë që kishin ndryshuar vetëm fytyrën, por jo mendjen. Kjo mendësi e vjetër, por me një fytyrë të re ka vazhduar me vite me radhë duke mos ndryshuar as edhe sot.
Problemet kryesore që ka politika shqiptare janë: Ajo nuk arrin të shkëputet nga e kaluara. Kjo ndodh për faktin se janë të njëjtat elita që mendojnë po njëlloj duke mos ofruar asgjë të re.
Largimi dhe dinstancimi i saj nga qytetarët dhe nga jeta e tyre. Politika shqiptare është si një alien në planetin tokë. Mjafton të analizojmë faktin se si Kryeministri na gënjen me sy hapur duke mbuluar diellin me shoshë, kur pohon se Shqipëria ka një rritje prej 18%. Kjo shifër nuk është aspak e vërtetë. Mjafton të krahasojnë të dhënat e FMN-së dhe ato të qeverisë për të kuptuar se është një farsë. Gjithashtu, edhe sikur të jetë e vërtetë, kur terreni i jetës reale nuk e konfirmon, nuk është një shifër e kënaqshme duke pasur parasysh resurset humane dhe pasuritë që posedon ky vend.
Demokracia mbetet një trup i huaj tek mendjet e politikanëve shqiptarë. Kjo ndodh për faktin se një pjesë nuk e kanë jetuar drejtpërdrejt këtë fenomen. Pra, kjo lidhet me problemin e parë. Shumë politikanë shqiptarë nuk kanë pasur asnjë eksperiencë jetësore në Botën Perëndimore.
Politikanët shqiptarë e kanë të vështirë gjetjen e konsensusit. Kjo ndodh për faktin se ato e kuptojnë politikën jo si betejë mendimi dhe alternativash, por si një betejë gladiatorësh, ku luftohet për jetë a vdekje. Politikanët shqiptarë nuk e kuptojnë politikën si arti i të mundshëm për të mirën e të gjithëve, por si aktin e të mundshmesh vetëm për interesat e tyre personale.
Lidhjet klanore, tribale dhe mafioze janë aq shumë të forta, sa diktojnë çdo aksion politik. Çdo do të thotë kjo? Aleancat politike shoqërohen nga marrëveshje dhe betime vëllazërie duke i shndërruar ato të shenjta dhe funksionale pa pasur parasysh faktin nëse janë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Shumë koalicione në vend nuk bëhen, sepse kanë platformat më të mira dhe numrat e nevojshëm për të qeverisur mirë vendin, por sepse përmes tyre mund të arrijnë pushtetin politik, ekonomik dhe prestigjin e karrierës. Nuk mungojnë rastet, kur koalicione fillestare politike shoqëron me kalimin e kohës në martesa, në afera ekonomike dhe në miqësia farefisnore.
Politikanët nuk arrin të shkëputen nga militanca dhe dhuna. Politika shqiptare akoma është në fazën revolucionare e stilit partizan. Në politikën shqiptare duke u nisur që nga masa deri tek elita drejtuese është shumë i pranishëm fenomeni i injorancës, të qytetarit që vetëm bindet dhe nuk analizon kurrë me mendjen e tij. Pra, qytetarët në shumicën e kohës janë thjeshtë ushtarë të mirë të politikës shqiptare. Kjo lidhje e politikës me injorancën dhe militantizmin, bën që fenomeni i dhunës jo vetëm të jetë i pranishëm, por edhe stili i vetëm organizues për të arritur tek pushteti.
Problem tjetër i madh lidhet me moralitetin. Edhe pse etika dhe moraliteti janë çështje shumë të diskutueshme që nga themeli i shtetit modern ato janë shumë të rëndësishme për realizimin e një politike të shëndosh. Politika shqiptare sidomos në këto 20 vite ka dëshmuar që nuk ka asgjë morale.
Problemi tjetër lidhet me faktin se politika e brendshme në momente të caktuara dhe të rëndësishme nuk i jep precedencë politikë së jashtme. Shembull konkret dhe tipik i kësaj është ngërçi i vazhdueshëm i politikës shqiptare që ka bllokuar procesin e integrimit të vendit në BE.
Këto probleme të rreshtuara me lartë që çdo qytetar i ka përjetuar drejtpërdrejt në këto 20 vite dëshmon më së mirë faktin se politika aktuale është e dështuar dhe se vazhdimësia e saj është humbje kohe për vendin dhe qytetarët. Ndoshta duhet të reflektojmë?! Ndoshta duhet t’i them ndal?! Ndoshta duhet të reflektojmë më mirë dhe të veprojmë ndryshe?! Ndoshta duhet të rilindim ne qytetarët bashkë me një politikë të re që nuk duhet të jetë një vazhdimësi e aktuales?! Ndoshta! Ndoshta! Ndoshta! E ardhmja është e jona dhe ajo po na pret!!!
NOA
Politikë e dështuar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd