

Vjenë, 8 shkurt 2012, NOA- Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Robert Cooper ka takuar sot në Vjenë kryenegociatorin serb Borislav Stefanoviç, vetëm pak para se të fillonte diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, mësohet se në qendër të bisedës mes tyre ka qenë përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Mësohet se Cooperi i ka paraqitur edhe një herë këto pika si kushte para Stefanoviç, në mënyrë që Serbia ti përmbushë në rast se dëshiron të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





