

Përdorni një stilolaps në vend të tastierës dhe keni për të parë që truri juaj do mbetet i aktivizuar në zonat e tij kryesore, si ato të kujtesës, mendimit dhe të folurit.
Në kohën e internetit, smartphone-ve dhe kompjuterëve, të flasësh në fakt për shkrimin me dorë mund të tingëllojë si anakronike.
Por ky në të vërtetë nuk është një aspekt që duhet nënvlerësuar. Pasi shkrimi i dorës është i mirë për trurin, e mban atë të trajnuar dhe stimulon të menduarit kritik.
Me pak fjalë: na mban të rinj. Dhe këtë e thonë studimet e ndryshme shkencore.
Kështu, Virginia Berninger, profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit (SHBA), pohon se të shkruash me laps apo stilolaps, është diçka shumë e ndryshme sesa duke përdorur tastierë.
Kjo pasi përmirëson procesin e krijimit të ideve, dhe gjithashtu mund të rrisë zhvillimin e aftësive motorike të trurit.
Duke shkruar me dorë është gjithashtu një gjë e mirë edhe për të rriturit. Këtë e tregon një tjetër studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Indianës (SHBA), i cili ka zbuluar se fëmijët të cilët kishin praktikuar shkrim dore, kanë një tru më aktiv se sa ata që i shohin shkronjat vetëm në ekran …
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





