Transmetuar më 08-02-2012, 20:08

Macerata, 8 shkurt 2012, NOA- Një operacion i policisë italiane i koduar “Shqiptar” ka vënë në pranga një 32 vjeçar shqiptar i ndjekur nga policia dhe i kapur në Maceatta.

Mësohet se çdo javë ai shiste 25 kilogramë heroinë dhe 5 kilogramë kokainë të ardhura nga Shqipëria dhe Hollanda.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, 32 vjeçari mban inicialet H.E dhe është një nga anëtarët e bandës kriminale e cila merret me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndër më aktivet në shtetin fqinj.

Arrestimi i shqiptarit vjen si rrjedhojë e një sërë hetimesh të policisë të nisura që nga muaji nëntor i vitit 2011, dhe që nga ai moment kishin nisur kërkimet në territore të ndryshme të Italisë për kapjen e tij.

Ndaj trafikantit ishte lëshuar edhe një urdhër arresti pasi konsiderohej si super-trafikant, për shkak të aktivitetit të tij të ngjeshur dhe sasisë së shumtë të lëndës narkotike që shiste brenda një kohe shumë të shkurtër.

Edhe pas ndalimit nga ana e policisë shqiptari u mundua të mohojë identitetin e tij të vërtetë, nëpërmjet nxjerrjes së një pasaporte e cila mbante foton e tij dhe emër të rremë.

Por policia arriti të vërtetojë identitetn e tij falë bashkëpunimit me një vajzë romune me të cilin 32 vjeçari kishte një lidhje sentimentale.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit