Transmetuar më 09-02-2012, 00:23

Londër, 9 Shkurt 2012, NOA –  Kylie Minogue është kërcënuar nga një stalker në Twitter dhe menjëherë ka lajmëruar autoritetet.

Këngëtarja australiane – që këtë vit do të festojë 25 vite karrierë – ka informuar të gjithë miqtë e saj në rrjetin social për ngjarjen që ndodhi dhe kjo nëpërmjet mesazheve në twitter.

“Ju dua të 1.033.861 ju “lovers” (emërtimi që u drejtohet fansave), por njëri nuk është i tillë dhe si rrjedhojë… kam lajmëruar policinë”, – shkroi Minogue.

Siç raportona agjencia e lajmeve NOA.al, i gjithë populli në Twitter menjëherë doli në mbrojtje të këngëtares.

Në një hark shumë të shkurtër kohor të gjithë fansat postuan mesazhe solidariteti.

“Shpresoj se kushdo që është duke kërcënuar @kylieminogue – ka shkruar një fans – të vihet në dijeni se janë 1.000.000 persona në mbrojtje të saj”.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit