Transmetuar më 08-02-2012, 19:41

Ke punë të vështirë? Sipas një studimi të fundit, mëse 27 për qind e punonjësve janë të stresuar gjatë kohës kur punojnë. Po si mund të fitojmë ndaj kësaj? Ja disa mënyra:

1. Bëj joga në tavolinën e punës.

Sipas një studimi nga universiteti i Ohajos në SHBA, 20 minuta joga dhe meditim në tavolinën tuaj të punës, çdo ditë për 6 ditë pune në javë, përmirëson cilësinë tuaj të gjumit gjatë natës me 10 për qind dhe redukton simptomat e ankthit dhe stresit tek punëtorët.

2. Bëni më shumë seks

Një grup i studiuesve në Universitetin e Goteborgut, në Suedi, tregoi se mes cilësisë së jetës seksuale të punëtorit dhe performancës së tij të punës, ka një marrëdhënie të ngushtë.

3. Çfarë seksi është shefi juaj?

Një hulumtim i koordinuar nga Scott Schieman, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Torontos (Kanada), gjeti se stresi i punonjësit është i lidhur edhe me gjininë e shefit të tij në punë. Kështu, vuajtja më e madhe për gratë vjen nga shefet gra. Dhe e kundërta.

4. Shkoni në shtëpi, pa problemet e punës

Sa të mbërrini në shtëpi, jo vetëm që nuk duhet të çoni brenda mureve të saj problemet e punës, por as që duhet t’i shkoni më në mendje ato.

5. Sa më shumë palestër dhe shëtitje

Shëtitje në ajër të pastër dhe sa më shumë palestër, është një këshillë tjetër, që mbërrin nga një studim i  kryer nga Universiteti Bristol në Britani. Ai ka treguar se të punësuarit të cilët kanë mundësi për të luajtur sport, janë më produktivë, të lumtur, të qetë dhe efikasë në punë.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit