Transmetuar më 08-02-2012, 18:18

Tiranë, 8 shkurt 2012, NOA- Një zjarr i beftë është pikasur pak çaste më parë te blloku i ambasadave në Tiranë te Rruga e Kavajës.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, mësohet se janë përfshirë nga flakët kabllot elektrike te blloku i ambasadave, ndërsa nuk flitet për të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se kabujt elektrikë ndodhen në tunelet e ambasadave, ndërsa drejt vendit të ngjarjes kanë  mbërritur dy zjarrfikëse të cilat kanë lokalizuar vatrën e zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit