

Tiranë, 8 shkurt 2012, NOA- Në vijim të motit të keq dhe bllokimit të disa zonave në veri dhe jug të vendit Insitituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka ngritur grupe të posaçme për momnitorimin e situatës shëndetësore në Dibër, Kukës e Shkodër.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, kjo deklaratë u lëshua nga Drejtoresha e Përgjithshme e ISKSH-së, Elvana Hana e cila garantoi për ofrimin e shërbimit shëndetësor pa ndërprerje si dhe furnizimin me barna për popullatën e këtyre zonave.
Në vijim theksohet se çdo ditë do të raportohet në ISKSH lidhur me situatën ditore të shërbimit shëndetesor, praninë e mjekëve në punë, furnizimin me medikamente si dhe për situatën epidemiologjike e sëmundshmërinë që është prezent në zonat e bllokuara si pasojë e motit të keq.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





