Transmetuar më 08-02-2012, 10:01

Tiranë, 8 shkurt 2012, NOA – Temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në kryeqytet. Një 35-vjecar është gjetur i vdekur poshtë urës që ndodhet në Bulevardin mes Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Viktima është Alfred Talka.

Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe më pas ka shkuar në vendngjarje policia, e cila ka konstatuar vdekjen e 35-vjeçarit.

Talka është me orgjinë nga Korça dhe mendohet se prej vitesh jetonte si endacak në Tiranë. Dyshohet se shkak i vdekjes mund i ftohti dhe pija alkoolike.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit