

SHBA, 8 shkurt 2012, NOA – Ish senatori nga Pensilvania, Rik Santorum, doli fitues në votimet e republikanëve për nominim presidencial në shtetet Minesota dhe Kolorado. Ai doli i pari edhe në votimet preferenciale presidenciale jo obliguese në shtetin Misuri.
Në Minesota, zoti Santorum fitoi 45% të votave, Ron Pol ishte i dyti me 27%, ndërsa Mit Romni, ishte i treti me 17%.
Ish kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Njut Gingriç, fitoi 11% të votave. Në Kolorado, u zhvillua luftë më e ngushtë: Santorum – 38%, Romni 35%, ndërsa Gingriç dhe Ron Pol, fituan nga 13% të votave.
Fituesi i nominimit republikan për kandidat për president, në muajin nëntor të këtij viti do të ballafaqohet me presidentin aktual, Barak Obama.
a.k/NOA/RFE
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





