

Perugia, 7 shkurt 2012, NOA- Rikthehet sërish banda e vilave në Perugia, dhe këtë herë sulmi ishte edhe më i dhunshëm e më dramatik.
Grabitja e dy ditëve më parë e ndodhur në periferi të qytetit në zonën e Pietramelina në brendësi të një vile në Itali, përfundoi me përdhunim e si autor i saj dyshohet 28 vjeçari Altin Hoxha.
Ajo që ngeli viktimë e dhunës ishte një grua 54 vjeçare me origjinë nga Ekuadori e cila ishte në shtëpi me mbesën e saj 14 vjeçare, pasi kishte ardhur prej pak kohësh në Itali për të vizituar të bijën.
Dy burra të cilët sipas të dhënave paraprake thuhet se ishin me origjinë të huaj, sulmuan gruan e cila ishte në rrethinat e vilës duke nxjerrë shëtitje qenin.
Me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur me armë, pasi e kërcënuan gruan ata u futën në shtëpi, ku pasi gjetën kasafortën vendosën të presin të zotin e shtëpisë për ti marrë çelësat.
Në pritje e sipër njëri nga hajdutët tërhoqi zvarrë 54 vjeçaren dhe pas kësaj e përdhunoi barbarisht.
Menjëherë sapo u kthye në shtëpi pronari, banda e hajdutëve lidhi viktimat me karikuesët e celularëve dhe më tej hapën kasafortën, ku nën bizhuteri ishin fshehur më shumë se 20 mijë euro.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, lidhur me këtë rast hetimet u morën në dorë nga policia dhe lidhur nga mënyra e lidhjes së viktimave ishte e njëjtë me atë të “Bandës së vilave”, që në vitin 2010 në zonën e Perugias bëri 10 grabitje njëra pas tjetrës mes të cilave edhe atë të trajnerit Serse Cosmi.
Elementi më i rrezikshëm i kësaj bande sipas policisë është shqiptari Altin Hoxha 28 vjeç, i cili më 14 janar u arratis nga burgu i Regina Coeli, së bashku me një shokun e tij të qelisë.
Hoxha i njohur ndryshe si “syakulli”, u arrestua në korrik të vitit 2011 nga policia e Romës pasi u identifikua nga viktimat e mëparshme të tij pikërisht prej syve të tij bojëqielli, që kishin terrorizuar dhjetëra familje në zonën e Perugias.
Mësohet se në bandën e shqiptarëve Hoxha ishte krahu i djathtë i kreut të saj, të cilit i pëlqente të torturonte viktimat.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





